Sport

Sonte në Torino: Juventus - Inter, akti i parë i gjysmëfinales së Kupës së Italisë! Pritet që Kristijan Allani të jetë titullar...

Në konferencën për shtyp, trajneri Max Allegri i bardhezinjve, ka deklaruar se “Juventusi nuk duhet të gënjehet nga kriza false e Interit”.

4 Prill 2023, 12:26 Nga DOSJA

Sonte në Torino: Juventus - Inter, akti i parë i gjysmëfinales

ITALI - “Allianz Stadium” (21:00) do jetë sonte dëshmitari i gjysmëfinales së parë në Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Interit, dy skuadra që këtë kompeticion e kanë mundësinë më të mirë për të fituar një trofe gjatë këtij sezoni.

‘Zonja e vjetër’ vjen pas disa rezultateve pozitive dhe përveç formës së mire, ka në favor edhe historinë, ndërsa nga ana tjetër Inter vjen pas 3 humbjeve radhazi në Seria A dhe për pasojë atmosfera është shumë e zymtë te zikaltërit.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që Simone Inzaghi nuk është paraqitur në konferencën për shtyp, ndërsa trajneri i Juventusit, Max Allegri e ka mbrojtur atë, duke deklaruar se “ai është arsyeja që zikaltërit ndodhen në çerekfinalet e Champions League”. Sakaq Allegri ka shtuar se “Juventusi nuk duhet të gënjehet nga kriza false e Interit”.

Megjithatë ultrasit e Interit kanë vendosur ultimatum për këtë përballje. Ata thonë se “nëse vijnë rezultatet e duhura atëherë skuadra do trajtohet ashtu siç e meriton”. Lukaku sonte pritet ta nisë nga stoli, ndërsa përveç Dzekos dhe Handanovic titullar nga minuta e parë, është projektuar edhe Kristjan Asllani. Te bardhezinjtë është kthyer Rabiot, ndërsa Allegri ka parashikuar Di Maria-Vlahovic në majë të sulmit.

Juventus nuk është eliminuar asnjëherë në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, por Interi vjen si fituesi në fuqi dhe sezonin e kaluar mposhti në finale pikërisht bardhezinjtë me rezultatin 4-2. Zikaltërit e kanë fituar 8 herë Kupën e Italisë, ndërsa Juventusi 14 herë dhe mban rekordin në këtë kompeticion.

Ja formacionet e mundshme:
Juventus (3-5-2): Perin; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic.

Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro. 

Sonte në Torino: Juventus - Inter, akti i parë i gjysmëfinales

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll