Sport

Amir Khan pezullohet për dy vite nga ringu për shkak të një substance të re dopingu!

Ndalimi nga të gjitha sportet, për boksierin britanik mendohet se ka filluar më 6 prill 2022 dhe skadon më 5 prill 2024.

4 Prill 2023, 11:02 Nga DOSJA
Amir Khan pezullohet për dy vite nga ringu për shkak të një

ANGLI - Boksieri britanik Amir Khan është pezulluar për dy vjet, pasi një test anti-doping zbuloi praninë e një substance të ndaluar, pas përballjes së tij kundër Kell Brook në shkurt 2022. Ish-kampioni i botës në peshë të lehtë rezultoi pozitiv në testin për ostarinë.

Khan, i cili u tërhoq nga boksi në maj, pranoi se kishte thyer rregullat anti-doping, por tha se nuk ishte e qëllimshme.

Një gjykatë e pavarur e pranoi këtë argument, duke përjashtuar "sjelljen e qëllimshme ose të pamatur" nga 36-vjeçari.

Ndalimi nga të gjitha sportet për boksierin mendohet se ka filluar më 6 prill 2022 dhe skadon më 5 prill 2024.

Faqja e internetit Anti-doping në Mbretërinë e Bashkuar thotë se ostarina është një ilaç i krijuar për të pasur efekte të ngjashme me testosteronin.

Në tetor, sprinteri britanik CJ Ujah u përjashtua për 22 muaj, pasi ai rezultoi pozitiv për dy substanca të ndaluara, përfshirë ostarinë, në Lojërat Olimpike të Tokios.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll