Sport

Mancini 'i përplas derën' e kombëtares në fytyrë Balotellit: “Ai kapitull është i mbyllur”

Sulmuesi 32-vjeçar thuhet se është që të rikthehet në 'Nazionale'.

4 Prill 2023, 12:50 Nga DOSJA
Mancini 'i përplas derën' e kombëtares në

ITALI - Roberto Mancini i mbylli në fytyrë derën e rikthimit në kombëtaren italiane Mario Balotellit. 

Mungesa e sulmuesve bëri që trajneri të kërkonte alternativa në Argjentinë, ku gjeti Mateo Reteguin, i cili vishte ngjyrat ‘azzurra’ falë paraardhësve të tij italianë, por shtypi avancoi duke raportuar, se Balotelli madje ofroi të rikthehej në 'nazionale'.

“Ka sulmues italianë në formë shumë të mirë, më besoni”,- ka shkruar Mancini në rrjetet sociale.

Më pas, trajneri i kombëtares është përballur sërish me temën mediatike në një event të federates, ku Mancini është pyetur për Super-Marion. "Unë mendoj se kjo çështje është mbyllur," u shpreh ai.

Mario Balotelli, 32 vjeç, aktualisht luan për Sion. Ai ka shënuar 5 gola në 15 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon në kampionatin zviceran.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll