Bota

VIDEO/ Aksidenti i trenit në Holandë, momentet tronditëse të përjetuara nga pasagjerët: Dilni jashtë

Në video, dëgjohet zëri i një burri, i cili vazhdimisht u bën thirrje pasagjerëve që ndodhen në vagon të “dalin jashtë”.

4 Prill 2023, 12:05 Nga f.i
VIDEO/ Aksidenti i trenit në Holandë, momentet tronditëse të
Aksidenti i trenit në Holandë

HOLANDË- Një video tronditëse nga momentet e para pas aksidentit të trenit në Holandë është duke qarkulluar në media. Në imazhet e publikuara shihen në panik pasagjerët e trenit që doli nga shinat në Holandë pasi u përplas me një makineri ndërtimi.

Në video, dëgjohet zëri i një burri, i cili vazhdimisht u bën thirrje pasagjerëve që ndodhen në vagon të “dalin jashtë”. Disa sekonda më vonë, pasagjerë të tjerë shihen duke u përpjekur të hapin derën për të dalë.

Një person ka humbur jetën dhe 30 pasagjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së trenit që transportonte rreth 50 persona me makinën e ndërtimit. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Voorschoten, rreth 55 km në jug të kryeqytetit Amsterdam.

perplaset treni ne holand

Sondazh

Poll