Bota

Trump përballet sot me akuzat/ Detaje nga nisja drejt gjykatës deri tek marrja e shenjave të gishtave, si do të procedohet ish-presidenti

Rrugët në itinerarin e Trump do të mbyllen gjatë udhëtimit. Pasi të jetë brenda Donald Trump-it pritet t'i merren shenjat e gishtave dhe mund të dorëzojë çdo send personal për arsye sigurie.

4 Prill 2023, 11:37 Nga f.i
Trump përballet sot me akuzat/ Detaje nga nisja drejt gjykatës deri
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump sot do të dalë para Gjykatës, ku pritet të përballet me akuza të shumta për falsifikimin e të dhënave të biznesit, përfshirë të paktën një vepër penale, në aktakuzën e lëshuar nga një juri në Manhattan javën e kaluar.

Dailymail ka dhënë detaje sa i përket procedurës nga nisja drejt gjykatës deri në mbylljen e seancës.

Trump pritet të largohet nga kulla ‘Trump Tower’ në 10:30 drejt gjykats së Manhattan për të mbërritur në orën 11 të mëngjesit në zyrën e Prokurorit të Qarkut Alvin Bragg. Rrugët në itinerarin e Trump do të mbyllen gjatë udhëtimit. Pasi të jetë brenda Donald Trump-it pritet t'i merren shenjat e gishtave dhe mund të dorëzojë çdo send personal për arsye sigurie.

Ish-presidenti i Amerikës do të futet në Gjykatën Penale të Manhatanit, e cila është brenda të njëjtës ndërtesë me zyrën e Bragg, për seancën historike të akuzës. Gjatë gjithë kohës, mijëra policë të NYPD-së do të jenë në gatishmëri në rast se dhuna shpërthen gjatë protestave që pritet të ndodhin jashtë ambjenteve të gjykatës.

Pas paraqitjes në gjykatë, e cila mund të zgjasë vetëm rreth 15 minuta, Trump do të fluturojë me avionin e tij privat në Mar-a-lago, vendpushimin e tij në Florida.

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll