Sport

“Nuk japi telefonin!” Justifikimi qesharak i Bayern-it për shkarkimin e Naglesmann!...

Tekniku gjerman mund t'i ketë shijuar paksa shumë pushimet!

4 Prill 2023, 07:45 Nga DOSJA
“Nuk japi telefonin!” Justifikimi qesharak i Bayern-it për

GJERMANI - Çdo ditë që kalon del, nga radhët e bavarezëve del ndonjë anekdotë për të justifikuar dhe përligjur largimin e trajnerit. Mesa duket Julian Nagelsmann nuk është personi më i përpiktë në telefon! Kjo ka qenë edhe një arsye për shkarkimin e tij nga Bayerni!

Sipas informacioneve të BILD, trajneri gjerman kishte humbur disa telefonata nga drejtuesit e tij, sepse ishte me pushime për… ski!

Sipas mediave gjermane, drejtuesit bavarezë kanë kontaktuar fillimisht me Thomas Tuchel, i cili ka pranuar menjëherë këtë pozicion të ri. Por më pare, Julian Nagelsmann kishte marrë një telefonatë nga drejtuesit e tij, që i kanë kërkuar që të kthehej urgjentisht në Mynih, për një takim që nuk dihet ende nëse do të ishte i fundit për të. 

Veç që, sipas fjalëve të Hasan Salihamixhicit, drejtori sportiv i Bayern Munich, shumë kohë më pare ai ka pasur disa telefonata, thirrje të cilave Nagelsmann nuk do t'u përgjigjej. "Sapo morëm angazhimin nga Thomas Tuchel, u përpoqa të arrija Julian - një, dy, tre herë." Janë fjalët e tij të transmetuara nga Dailymail.

Një mungesë serioziteti gjymtues në një institucion si Bayerni. Pasoja e ‘telefonit’ tani po i vuan Nagelsmann. Tani për të përfliten mjaft skuadra. Te Reali, te Chelsea... E ardhmja do të na tregojë se ku do të shkojë trajneri i ri. Le të shpresojmë që ai të jetë pak më serioz në klubin e tij të ri!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll