Sport

Risi te Franca! Amel Majri në grumbullimin e kombëtares, bashkë me fëmijën e saj...

Mami prej disa muajsh, Amel Majri shkoi të hënën në grumbullimin e kombtëares franceze në Clairefontaine, së bashku me vajzën e saj nëntë muajshe Maryam.

4 Prill 2023, 07:27 Nga DOSJA

Risi te Franca! Amel Majri në grumbullimin e kombëtares, bashkë

FRANCE - Kjo është e para për skuadrën franceze. Amel Majri, nënë e Maryam të vogël që nga korriku i kaluar, shkoi në grumbullimin e kombëtares franceze në Clairefontaine, të cilën e kishte ‘braktisur’ që nga shtatori 2021.

Hervé Renard, trajneri i ri i kombëtares franceze, ishte i kënaqur që lojtarja e tij mund ta bënte këtë grumbullim duke patur vajzën e saj pranë. "Është thelbësore t'u krijohet një strukturë speciale lojtareve që kanë fëmijë të vegjël,- tha Renard. - Ajo ka një vajzë 9 muajshe, dhe një nënë e ka të vështirë ta lërë fëmijën e saj shumë të vogël në shtëpi, edhe nëse ajo është puna e saj.”

Risi te Franca! Amel Majri në grumbullimin e kombëtares, bashkë

Trajneri i ‘bluve’ kujtoi se në disa kombëtare si ajo e Shteteve të Bashkuara, për shembull, gjërat i kishin të organizuara tashmë për fëmijët. "Franca është pak prapa,- pranoi ai. - Duhet të arrijmë të keni një strukturë të organizuar me dado. Kjo nuk do të dëmtojë funksionimin e grupit dhe psikologjikisht është e një rëndësie të madhe.

Për të qenë mirë në kokën tënde, është e rëndësishme t'i kombinojmë të dyja. Ka progres për të bërë sa i përket kësaj ndihme, këtij organizimi. Ne do të kemi sukses të bëjmë atë që po bëjnë Shtetet e Bashkuara. Ndoshta një ditë do ta gjejmë veten me katër-pesë fëmijë në grumbullim, por nëse organizohet mirë, nuk është problem”, përfundoi ai duke buzëqeshur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll