Sport

Arbitri në Meksikë godet futbollistin në organet gjenitale - Shikoni videon

Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në ligën e futbollit meksikan ku arbitri Fernando Hernandez humbi durimin.

3 Prill 2023, 23:40 Nga DOSJA
Arbitri në Meksikë godet futbollistin në organet gjenitale -

MEKSKE - Në futboll ka shumë shembuj ku lojtarët dhe trajnerët kanë humbur durimin pas një vendimi arbitri...

Megjithatë, është shumë e rrallë që protestat e lojtarëve apo trajnerëve të shtyjnë një gjyqtar të kalojë vijën. Diçka që i ndodhi gjyqtarit meksikan Fernando Hernandez gjatë ndeshjes America-Leon për Liga MX (divizioni më i lartë i futbollit meksikan)

Disa sekonda pas golit të Amerikës, lojtarët e Leon kanë rrethuar Hernandez duke kërkuar një rishikim të VAR me Lucas Romero që është më afër të gjithëve në distancën e prekjes së arbitrit.

Romero duket se e shtyn arbitrin me gjoks dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur duke e goditur me gju në... pikën e ndjeshme.

Dhe pikërisht kjo lëvizje e tij shkaktoi ndërhyrjen e Federatës, e cila e thirri në kërkim falje, për pasojë rrezikoi një dënim të rëndë...

Gjithsesi, ndeshja kishte shumë gola (rezultati përfundimtar ishte 2-2) dhe akoma më shumë nerva pasi dy trajnerët...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll