Sport

Ngec sërish Tottenham edhe pa Conten, barazon me Evertonin!

Pas javës së 29-të Everton ngjitet në vend të 15-të me 27 pikë, teksa Tottenham ngjitet në vend të katërt me 50 pikë.

3 Prill 2023, 23:11 Nga DOSJA
Ngec sërish Tottenham edhe pa Conten, barazon me Evertonin!

ANGLI - Everton-Tottenham mbyllet me dy gola dhe me dy kartonë të kuq.  Sfida e raundit të 29-të të Pemier League mes “Toffees” dhe “Spurs” përfundoi me barazimin 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa pas minutës së 58’ kur Doucoure la fushën pasi mori karton të kuq, miqtë u munduan të shfrytëzonin superioritetin numerik.

Tottenham fitoi penallti dhe në minutën e 68’ Kane shënoi nga pika e bardhë dhe i dha avantazhin ekipit, të drejtuar tashmë pas largimit të Contes, nga Stellini.

Megjithatë në minutën e 88’ u barazuan kartonët e kuq, me Lucas Moura që la ekipin e “Spurs” me dhjetë lojtarë, po aq sa ishte dhe Everton prej rreth 30 minutave.

Ndërsa vetëm dy minuta më pas vendasit do të gjenin barazimin me Keane, i cili vulosi rezultatin e këtij takimi.

Pas javës së 29-të Everton ngjitet në vend të 15-të me 27 pikë, teksa Tottenham ngjitet në vend të katërt me 50 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll