Sport

Vllaznia nuk i beson shkodranëve, zgjedh një maqedonas në krye të pankinës!

Klubi Futbollit Vllaznia njofton se sapo ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024.

3 Prill 2023, 23:21 Nga DOSJA
Vllaznia nuk i beson shkodranëve, zgjedh një maqedonas në krye

SHKODER – Përmes një postimi të bërë pak minuta më parë, bëhet e ditur se Goce Sedloski do të jetë trajneri i ri i Vllaznisëk.

Në këtë mënyrë, këtu mbyllet edhe aventura e Auron Milotit si trajner i parë i Vllaznisë vetëm pas një ndeshje në krye të kësaj skuadre. Ai tashmë do t’i lërë vendin maqedonasit Goce Sedloski.

Ja njoftimi i shperndare nga klubi shkodran:

Klubi Futbollit Vllaznia njofton se sapo ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024. Seldoski ka një karrierë të pasur si lojtar duke luajtur për klube me emër në Europe si Hajduk Split, Dinamo Zagreb si dhe në Premier Ligen angleze.

Si trajner ka fituar trofe, si dhe duke patur suksese edhe aventuren evropiane me Shkupin duke luajtur në play-off të kompeticioneve evropiane. Në ditët në vazhdim do ju informojmë detaje të mëtejshme në lidhje me organizimin e klubit në funksion të arritjes se objektivave sezonal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll