Sport

Shpërthen Ceferin, do t’i shkojmë deri në fund 'Barçagate”

Presidenti i UEFA-s e përshkruan si "një nga situatat më të rënda që kam parë".

3 Prill 2023, 23:07 Nga DOSJA
Shpërthen Ceferin, do t’i shkojmë deri në fund

ZVICER - Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, e ka bërë të qartë se do të shkojë në luftë kundër Barçës. Në një intervistë për gazetën sllovene 'Ekipa', ai deklaroi se 'Rasti Negreira' është "një nga situatat më të rënda në futboll që kam parë". UEFA ka një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv këtë të mërkurë dhe rasti do të analizohet.

UEFA ka nisur një hetim, siç është paralajmëruar tashmë, dhe Ceferin paralajmëron se “ në nivel të Ligës Spanjolle çështja është e paracaktuar dhe nuk mund të ketë pasoja konkurruese. Procedurat po vazhdojnë në nivel të prokurorisë civile spanjolle. Por për sa i përket UEFA-s, nuk ka asgjë që është e përshkruar”.

Ai në intervistë thekson se nuk mund të komentoj drejtpërdrejt për këtë, sepse kemi një komision të pavarur disiplinor në krye të tij. Dhe së dyti, sepse nuk jam marrë me këtë çështje në detaje. Megjithatë, mund të them diçka: jam informuar dhe situata është jashtëzakonisht e rëndë. Është aq serioze sa për mendimin tim është një nga më seriozët në futboll që kam parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll