Sport

Leicester i afrohet spanjolit Rafa Benitez, për t'i besuar pankinën e “Dhelprave”...

Trajneri spanjoll me eksperiencë është i lirë që nga janari i vitit 2022, kur u shkarkua nga Everton

3 Prill 2023, 17:39 Nga DOSJA

Leicester i afrohet spanjolit Rafa Benitez, për t'i besuar

ANGLI - Leicester ka filluar kontaktet me ekipin e trajnerit spanjol me përvojë Rafa Benitez, për të pasuar Brendan Rodgers si trajner. Ky i fundit pagoi çmimin për sezonin zhgënjyes të Leicesterit deri më tani dhe u shkarkua pas rreth katër vitesh në krye të pankinës së “Dhelprave”. 

Tani për tani Adam Sandler dhe Mike Stawell do të jenë trajnerët e përkohshëm me drejtuesit e klubit që kërkojnë një pasardhës, ku Rafa Benitez është ndër të parët në listë.

Sipas raportimeve, “Dhelprat” kanë nisur kontaktet me krahun e trajnerit 62-vjeçar.  Trajneri spanjoll me eksperiencë është i lirë që nga janari i vitit 2022, kur u shkarkua nga Everton dhe sipas raportimeve nga ishulli, ai pret që të kthehet në krye të një stoli të një ekipi të Premierligës.

Leicester i afrohet spanjolit Rafa Benitez, për t'i besuar

Benitez ka shumë përvojë në ligën më të mirë të botës, pasi përveç Everton, ai ka drejtuar Liverpool, Chelsea dhe Newcastle. Kujtojmë se Leicester është në vendin e 19-të në  Premier League, vetëm dy pikë më shumë se Southampton-in e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll