Sport

Stankoviçi i kthehet tifozëve të Romës një ditë më pas: “Jam krenar që jam cigan!

Pas pakënaqësisë së Stankoviçit për vendimin e diskutueshëm të një arbitri, tifozët e Romës filluan ta fyenin në mënyrë racore - duke brohoritur: 'Cigan m***'.

3 Prill 2023, 12:16 Nga DOSJA
Stankoviçi i kthehet tifozëve të Romës një ditë

ITALI - Trajneri i Sampdorias, Dejan Stankoviç ka komentuar incidentin e ndodhur në ndeshjen kundër Romës.

Skuadra e tij u mposht në Romë me rezultat 3:0 dhe ndeshja u la në hije nga sjellja skandaloze e tifozëve vendas, të cilët ofenduan racialisht trajnerin serb.

Pas pakënaqësisë së Stankoviçit për vendimin e diskutueshëm të një arbitri, tifozët e Romës filluan ta fyenin në mënyrë racore - duke brohoritur: 'Cigan m***'.

Kjo e tërboi Mourinhon, i cili u ngrit menjëherë nga pankina dhe qëndroi në dhomën e trajnerit serb. Ai u bëri shenjë të ndalonin, gjë që e bënë shpejt.

“I jam mirënjohës Jozesë, sepse as që e vura re”, ka thënë Stankoviç, i cili ka punuar me portugezin e famshëm te Interi.

Ai iu referua edhe britmave që u dëgjuan nga tribunat e stadiumit të Romës.

"Sa për vetë thirrjet... jam krenar për atë që jam. Jam krenar që jam cigan", tha Stankoviç.

Kujtojmë, pas ndeshjes, edhe Jose Mourinho ka komentuar incidentin e ndodhur dhe me atë rast ka theksuar se nuk mund të lejojë që tifozët të shajnë mikun e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll