Sport

Klopp i habitur pas shkarkimeve të Potter-Rogers: "Unë jam i mbijetuari i fundit"...

Jurgen Klopp dukej i mrekulluar me... qëndrueshmërinë e tij në stolin e Liverpoolit, pasi Graham Potter dhe Brendan Rodgers u shkarkuan brenda disa orësh nga njëri-tjetri, respektivisht nga Chelsea dhe Leicester.

3 Prill 2023, 17:15 Nga DOSJA

Klopp i habitur pas shkarkimeve të Potter-Rogers: "Unë jam i

ANGLI - Java e kaluar ishte një javë shkarkimesh në Premier League, duke filluar me Antonio Conte dhe të dielën, pas largimeve të Graham Potter dhe Brendan Rodgers, shënoi një rekord të ri shkarkimesh trajnerësh në historinë e ligës, me 12 deri tani në një sezon.

Brendan Rodgers dhe Graham Potter u larguan përkatësisht nga Leicester dhe Chelsea me një diferencë prej disa orësh dhe shkarkimi i teknikut britanik nga londinezët është tema e parë në ishull, edhe për shkak të kohës së tij të shkurtër në klub.

Të martën, Chelsea do të përballet me Liverpoolin në Stamford Bridge, me ish-asistentin e Potter, Bruno Saltor në detyrë. Dhe siç pritej, Jurgen Klopp, u pyet në konferencën për shtyp për fenomenin e shkarkimeve të fundit, i cili në përgjigjen e tij, ka ezauruar edhe pyetjen se si ia ka dalë “në këtë botë të çmendur” të jetë ende trajner i Liverpoolit.

"Çfarë mund të them, mendoj se... ‘elefanti në dhomë’ është arsyeja pse unë jam ende këtu në këtë botë të çmendur! Unë jam i fundit... i mbijetuar!

E di që qëndrimi im në klub ka të bëjë me sukseset e kaluara, jo për atë që kemi arritur këtë sezon. Nëse ky sezon do të kishte qenë i pari im në klub, gjërat mund të ishin ndryshe.
Unë jam këtu për të dhënë rezultate. Nuk jam këtu as për të frymëzuar, as për t'u pikturuar në murale. E di që jam këtu sepse kemi arritur atë që kemi arritur në vitet e mëparshme dhe nuk më pëlqen të mbështetem në këtë,"- tha Klopp, i cili mbetet trajneri më jetëgjatë i 20 trajnerëve të Premier League për momentin (7 vjet e 177 ditë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll