Sport

TË TRONDITUR! Lojtarët e Chelseas janë 'të shqetësuar' për largimin e Potterit…

‘The Telegraph’ siguron se skuadra blu e Londrës e ka mësuar lajmin vetëm këtë të dielë përmes deklaratës së klubit.

3 Prill 2023, 15:57 Nga DOSJA
TË TRONDITUR! Lojtarët e Chelseas janë 'të

ANGLI - “The Telegraph” raporton se lojtarët e Chelseas ishin “të shokuar dhe të shqetësuar” nga shkarkimi i trajnerit Graham Potter.

Sipas të njëjtit burim, skuadra ‘blu’ e ka marrë vesh lajmin vetëm ditën e djeshme, përmes deklaratës së klubit, në të cilën disa lojtarë kanë kontaktuar përfaqësuesit e tyre, duke u shprehur të shqetësuar për vendimin e marrë nga drejtuesit londinezë.

Potter mbërriti në Chelsea në shtator të vitit të kaluar me një kontratë pesëvjeçare, por përfundoi duke u shkarkuar vetëm pas disa muajsh në krye të skuadrës londineze.

I marrë nga Brighton, 47-vjeçari anglez kishte një seri prej vetëm 3 fitoresh në 11 takimet e fundit zyrtare, por kishte humbur sërish të shtunën, në shtëpi, kundër Aston Villas (0-2). 

‘Blutë’ janë në vendin e 11-të në Premier League, me 38 pikë në 28 javë, pavarësisht investimit të madh të bërë në 2022/23, ku përfshihej edhe nënshkrimi (i huazuar) i portugezit João Félix.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll