Sport

Trajneri përjashtoi nga skuadra një lojtar të Nantës për shkak të Ramazanit, shpërthen 'zhurma' në futbollin francez…

Jaouen Hadjam, i cili luan në Nantes, është përjashtuar nga trajneri i tij Antoine Kombouaré, pasi refuzoi të prishte agjërimin e Ramazanit, për ndeshjen e së dielës, kundër Reims, sipas Ouest-France.

3 Prill 2023, 12:07 Nga DOSJA

Trajneri përjashtoi nga skuadra një lojtar të Nantës

FRANCE - Jaouen Hadjam nuk ishte në fushën e La Beaujoire. I rekrutuar këtë dimër, futbollisti i FC Nantes nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen ndaj Reims, këtë të dielë, për javën së 29-të të Ligue 1.

Mbrojtësi algjerian, i kthyer nga grumbullimi tij i parë me kombëtaren, është përjashtuar nga trajneri i tij Antoine Kombouaré, për shkak të refuzimit të tij për të prishur agjërimin e Ramazanit në ditët e ndeshjes, tregoi Ouest-France. 

Nëse Jaouen Hadjam pranoi ta prishte atë për ndeshjet e luajtura jashtë shtëpisë, ai refuzoi ta bënte këtë gjë për ndeshjet në shtëpi, si ajo kundër Réimsit.

I pyetur për këtë temë, në një konferencë për shtyp, trajneri i Nantes shprehu qëndrimin e tij, duke treguar se agjërimi ishte i autorizuar vetëm gjatë ditëve të javës, por jo në ditët e ndeshjeve, për të qenë në kushtet më të mira fizike. “Ne folëm me lojtarët e interesuar.  Ne punojmë që çdo gjë të shkojë mirë dhe shpesh ndodh. Ka dëshirë që në fundjavë lojtarët të jenë sa më mirë për të fituar skuadra”, tha ai.

Një kurs veprimi, që trajneri Antoine Kombouaré e ka bërë kudo që ka shkuar, siç e kishte bërë edhe kur drejtonte PSG-në në vitin 2009. “Ramazani, gjatë javës, nuk ka problem. Por, në ditët e ndeshjeve është i ndaluar. Ata që e mbajnë Ramazanin ditën e ndeshjes do të qëndrojnë në shtëpi. Nuk do të ngatërroj shëndetin e lojtarëve, apo nuk do t'i vë në telashe lojtarët e tjerë. Kur nuk ha gjithë ditën, gjendja komplikohet”, tha ai në atë kohë.

Gjithsesi, ngjarja ka bërë bujë dhe është bërë temë diskutimesh në futbollin francez. Këtë javë, FFF u kishte dërguar një email të gjatë gjyqtarëve, duke u kujtuar të mos ndërprisnin ndeshjet për të lejuar lojtarët e besimit mysliman të prishnin agjërimin. Kjo ndryshe nga Anglia ku lejoheshin pushimet për të respektuar ritet e fesë myslimane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll