Sport

VIDEO/ Tifozët e PSG-së fishkëllejnë Leo Messin, trajneri Galtier i del në mbrojtje: “Ai është një lojtar që jep shumë”...

Argjentinasi u fishkëllye para ndeshjes me Lyonin, të cilin parizienët e humbën në shtëpi

3 Prill 2023, 16:16 Nga DOSJA

VIDEO/ Tifozët e PSG-së fishkëllejnë Leo Messin, trajneri

FRANCE - Christophe Galtier nuk u ndje mirë kur dëgjoi tifozët e PSG-së duke fishkëllyer Lionel Messin, kur emri i argjentinasit u prezantua në stadium para ndeshjes me Lyon, të cilin parisienët e humbën 1-0 në shtëpi.  

“Më duket, dhe ky është një mendim shumë personal, se fishkëllimat janë shumë të vështira, sepse Leo është një lojtar që jep shumë. Ai ka dhënë shumë në gjysmën e parë të këtij sezoni. Ai ka asistuar dhe shënur, por gjithashtu ai i ka ndihmuar shokët e tij për të marrë më shumë topa të rrezikshëm për gola ndaj kundërshtarëve”, shpjegoi trajneri francez.

Më pas ai ka komentuar paraqitjen e Messit në ndeshjen kundër Lyonit: “Ai u përpoq, ishte i suksesshëm në disa gjëra, në disa situata”,- ka shpjeguar ai, duke mos u pajtuar me një gazetar, i cili mendonte se argjentinasi kishte një paraqitje fantazmë. 

"Fantazmë? Unë nuk ndaj mendimin tuaj. Kur duhet të ktheni një situatë, Leo është i aftë të japë topin në kushte për të bërë një pasim vendimtar, ose për të shënuar, me një goditje gjeniale. Nuk kam menduar kurrë ta zëvendësoj atë."

Galtier shpjegoi se çfarë shkoi keq në këtë ndeshje me Lyon: "Na mungon pak krenaria. Ne u shtymë nga tifozët tanë deri në minutën e fundit, por na mungon aftësia për të reaguar. Duhet të jemi më të qëndrueshëm".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll