Bota

Rezultatet preliminare! Milatoviç fiton me 60 për qind të votave, humbje e thellë për Gjukanoviç

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Evropa Tani, Boris Pejoviç, ka bërë të ditur se edhe në rajonin qendror në Podgoricë, kryeson sërish Milatoviç.

2 Prill 2023, 20:41 Nga F.M
Rezultatet preliminare! Milatoviç fiton me 60 për qind të
Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç

MALI I ZI- Milo Gjukanoviç është rrëzuar nga pushteti pas 30 viteve! Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Evropa Tani, Boris Pejoviç, ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se në bazë të të dhënave të shtabit të tyre zgjedhor, nga 41 përqind e elektoratit të procesuar, Jakov Milatoviç ka rreth 62 për qind, ndërsa Milo Gjukanoviç rreth 38 përqind.

"Projeksionet e rezultateve presim një shumicë prej dy të tretash në Pljevlje, Berane, Kolasin, Andrijevica, Pluzhine, Mojkovac, Zhabljak," tha ai.

Sipas tij, në rajonin qendror në Podgoricë, kryeson sërish Milatoviç.

"Presim që ai të ketë dy herë më shumë vota se Milo Gjukanoviç, mbi 40 mijë vota,"- tha Pejoviç.

 

zgjedhjet presidenciale ne mal te zi

Sondazh

Poll