Sport

Pas aktivizimit me kombëtaren duket se është bindur edhe trajneri i Interit për mesfushorin kuqezi!

Mbrëmë, Inzagi ka hequr dorë nga ky qendrim, duke i dhënë disa minuta lojë Asllanit. Futbollisti shqiptar është aktivizuar në minutën e 78 kundër Fiorentinës, e cila fitoi me rezultatin 0-1.

2 Prill 2023, 15:58 Nga DOSJA
Pas aktivizimit me kombëtaren duket se është bindur edhe trajneri

ITALI - Simone Inzagi i ka dhënë fund mbëmë çmendurisë së tij me Kristjan Asllanin. Megjithëse erdhi si një lojtar i perspektivës që do të zinte vendin e Brozoviçit, mesfushori shqiptar i ka ndjekur ndeshjet e fundit si spektator nga pankina. Jo pak, por për 8 ndeshje radhazi nuk është parapëlqyer për të luajtur qoftë edhe një minutë në fushën e lojës.

Mbrëmë, Inzagi ka hequr dorë nga ky qendrim, duke i dhënë disa minuta lojë Asllanit. Futbollisti shqiptar është aktivizuar në minutën e 78-të kundër Fiorentinës, e cila fitoi me rezultatin 0-1.

Ndeshja u vendos në minutën e 53-të, kur Bonaventuara shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Interi rrezikon ndjeshëm pozitat e tij në tabelën e renditjes, ku gara për një vend në Ligën e Kampioneve vazhdon të jetë e fortë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll