Sport

Roma projekton të ardhmen, në qendër të mborjtjes do të jetë sërish Kumbulla!

Ndoshta me një largim të mundshëm të trajnerit Mourinho në fund të sezoni, pasi ishte pikërisht ai që jo vetëm e hoqi nga formacioni por e çoi edhe në tribunë, hapsirat e qendërmborjtësi kuqezi do të jenë shumë më të mëdha.

2 Prill 2023, 15:52 Nga DOSJA
Roma projekton të ardhmen, në qendër të mborjtjes do të

ITALI - Roma ka nisur punën për rinovimet. Mediat italiane bëjnë me dije se në listën e lojtarëve që klubi “verdhekuq” do të ketë edhe në të ardhmen në skuadër është edhe emri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbullës.

Ndonëse shqiptari ka pasur një sezon me luhatje në performancë dhe me minutazh jo të shumtë, Roma ka vendosur që të zgjasë qëndrimin e 23-vjeçarit në “Olimpico”.

Roma do t’i propozojë Kumbullës të firmosë deri në 2027-ën dhe nga kontrata e re mbrojtësi “kuqezi” do të fitojë 1.5 milionë euro në vit. Ndoshta me një largim të mundshëm të trajnerit Mourinho në fund të sezoni, pasi ishte pikërisht ai që jo vetëm e hoqi nga formacioni por e çoi edhe në tribunë, hapsirat e qendërmborjtësi kuqezi do të jenë shumë më të mëdha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll