Sport

Formula 1/ Verstappen dominon në kaosin australian! Hamilton dhe Alonso ngjiten në podium, një ditë makthi për Ferrarin…

Holandezi fiton Max Verstappen përfundon garën përpara Hamilton dhe Alonso dhe fluturon në krye të renditjes në +15 pikë nga Red Bull tjetër i Perezit. Leclerc përfundon jashtë që në xhiron e parë, Sainz i penalizuar dhe i 12-ti.

2 Prill 2023, 10:08 Nga DOSJA

Formula 1/ Verstappen dominon në kaosin australian! Hamilton dhe Alonso

AUSTRALI - Kampioni i botës në fuqi, piloti holandez Max Verstappen fiton Grand Prix të Australisë në Formula 1.

Eshtë kjo fitorja tij e dytë e sezonit në Kampionatin Botëror, e cila e pozicionon atë në krye të renditjes, duke fluturuar +15 pikë mbi shokun e skuadrës Sergio Perez (i 5-ti në vijën e finishit, pas nisjes nga pit lane). 

Piloti i Mercedesit, britaniku Lewis Hamilton dhe spanjoli Fernando Alonso i Aston Martinit, ishin gjithashtu në podium e fituesve. 

Gara u karakterizua nga tre flamuj të kuq dhe një finale e çmendur kaotike: ajo përfundoi pas makinës së sigurisë dhe me Ferrarin e Sainz që merr një penallti prej 5 sekondash për një kontakt me Alonso në momentin e fillimit të tretë nga rrjeti i ditës. 

Spanjoli, i cili ishte i 4-ti, ra në vendin e 12-të. Megjithatë, katastrofa e Ferrarit kishte filluar që në xhiron e parë, me Leclerc që përfundoi në zhavorr dhe jashtë konkurrencës në kthesën e tretë.

Formula 1/ Verstappen dominon në kaosin australian! Hamilton dhe Alonso

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll