Sport

E rrallë, Shqipëria kualifikohet për në Botërorin e Gjermanisë!

Në ndeshjen e fundit mundën Qipron me shifrat 4-1. Kështu pas këtij triumfi, djemtë “kuqezi” festuan kualifikimi për herë të parë të Shqipërisë së minifutbollit në një kupë bote.

2 Prill 2023, 15:46 Nga DOSJA
E rrallë, Shqipëria kualifikohet për në Botërorin e

MOLDAVI - Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë dhe kualifikohet në Kupën e Botës në Essen të Gjermanisë. Përfaqësuesja “kuqezi” në miniftuboll triumfoi me rezultatin 1-4 ndaj Qipros, duke prerë kështu një biletë për të shkuar në Gjermani në muajin qershor.

Ishin qipriotët ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 11’ me Tsitsos. Megjithatë vetëm pak minuta më pas, më saktë në minutën e 15-të Endri Kaca barazoi për Shqipërinë, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në pjesën e dytë skuadra “kuqezi” tregoi tjetër fytyrë dhe shënoi edhe tre herë të tjera me Armand Gapi në minutën e 22-të, ndërsa Xhulio Reci realizoi dy gola të tjetër në minutën e 27-të dhe të 30-të, duke bërë “poker”.

Kështu pas këtij triumfi, djemtë “kuqezi” festuan kualifikimi për herë të parë të Shqipërisë së minifutbollit në një kupë bote.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll