Sport

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm mes dy pilotëve Gasly dhe Ocon, në Grand Prix të Australisë

Dy pilotët francezë Pierre Gasly dhe Esteban Ocon u përplasën midis tyre në Grand Prix të Australisë.

2 Prill 2023, 10:55 Nga DOSJA

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm mes dy pilotëve Gasly dhe Ocon, në

AUSTRALI - Fundi i garës u kthye në kaos. Rifillimi i tretë i Grand Prix të Australisë, këtë të diel, ishte skena e disa përplasjeve, ku mbi të gjitha ishte një aksidenti i dhunshëm mes dy pilotëve francezë Pierre Gasly dhe Esteban Ocon, duke shkaktuar ndërprerjen e tretë të garës pas  dëmtimeve mbresëlënës të shkaktuar nga dy makinat e skuderisë Alpine.

Pas daljes nga pista në kthesën e parë, Pierre Gasly u kthye në pistë, por ai e shtyu shokun e tij të skuadrës pas murit me shpejtësi të madhe. Nga dhuna e përplasjes, dy Alpinët u dëmtuan rëndë dhe drejtuesit francezë u detyruan të tërhiqen, edhe pse të dy ishin në zonën e pikëve. Një goditje e madhe për skuadrën franceze, e cila kishte shënuar tetë pikë në dy xhirot e para të sezonit.

 “Ishim në një pozicion shumë të mirë. Gjithçka po shkon mirë para flamurit të fundit të kuq (shkaktuar nga aksidenti i Kevin Magnussen). Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Ne patëm një garë të mirë, makina po funksiononte mirë. Ishim afër podiumit”,- rrëfeu Pierre Gasly, shumë i prekur, në mikrofonin e Canal +. Shikojeni videon e aksidentit… 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll