Sport

Potter në prag të shkarkimit, Nagelsmann shikohet si prioritet për ta zëvendësuar...

Drejtuesit e ‘Bluve’ të Londrës, pas rezultateve të dobëta, po mendojnë për largimin e trajnerit të tyre Graham Potter, ndërkohë që Julian Nagelsmann është një kryesues serioz për ta zëvendësuar dhe tani është i lirë në treg.

2 Prill 2023, 09:10 Nga DOSJA

Potter në prag të shkarkimit, Nagelsmann shikohet si prioritet

ANGLI - ‘Valsi’ i trajnerëve te gjigantët europianë mund të mos ketë mbaruar. I mbërritur shtatorin e kaluar, për të zëvendësuar Thomas Tuchel në stolin e Chelseat, Graham Potter nuk ishte në gjendje ta përmirësonte ekipin e tij në Premier League. Këtë të shtunë ai pësoi një tjetër humbje kundër Aston Villa (0-2) në shtëpi. 

Sot Chelsea është jashtë ‘Top 10’, duke kompromentuar rrugën europiane, e cila ndoshta mund të justifikohet vetëm arrijnë të fitojnë Champions League. Është pikërisht ky trofe, që do të mundë t’i krijojë terrenin Potterit t'i japë meritat vetes, kur pas dhjetë ditësh do të përballet kundër Real Madridit. Megjithatë, pozicioni e trajnerit anglez mbetet i brishtë sipas Fabrizio Romano.

Presioni është i fortë mbi ish-trajnerin e Brighton-it pas këtij dështimi në kampionat, pavarësisht se bordi i Londrës dhe pronari Todd Boehly, e kanë mbështetur gjithmonë publikisht trajnerin e tyre. 

I shkarkuar nga Bayern Munich, Julian Nagelsmann tani është i lirë në treg dhe është vlerësuar gjithmonë në krahun e Stamford Bridge. Mbetet për t'u parë nëse ‘blutë’ janë gati të ndryshojnë teknikun në stol, ndërkohë që sprinti final tashmë ka filluar, pasi për trajnerin gjerman ekziston edhe nëse konkurrenca e Tottenhamit. Kështu që Nagelsmann përfaqëson një mundësi të artë për disa klube, që dëshirojnë të fillojnë një cikël të ri…

Potter në prag të shkarkimit, Nagelsmann shikohet si prioritet

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll