Sport

Trajneri Tuchel rrëfehet pas fitores ndaj Borussia Dortmundit: “Isha shumë nervoz”...

Thomas Tuchel, trajneri i ri i Bayern Munichut, ia doli në premierën me skuadrën bavareze, duke mundur Borussia Dortmundin (4-2) këtë të shtunë. Ishte një ndeshje e veçantë për teknikun.

2 Prill 2023, 08:16 Nga DOSJA
Trajneri Tuchel rrëfehet pas fitores ndaj Borussia Dortmundit: “Isha

GJERMANI - Thomas Tuchel ia doli me sukses për herë të parë si trajner i Bayern Munichut këtë të shtunë. Skuadra e tij mposhti Borussia Dortmundin (4-2) në përballjen e ditës së 26-të të Bundesligës. “Ishte një fillim nervoz, i paqëndrueshëm i takimit, me gabime,- analizon Tuchel. - Ndryshoi pas golit, që na solli qetësi”.

Bayern e ka riinstaluar veten në karrigen e liderit të kampionatit, me dy pikë përpara Dortmundit, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje nga fundi i sezonit. “Do të kisha dashur një lojë më dominuese pas 3-0,- shtoi pasardhësi i Julian Nagelsmann. - Kemi humbur mjaft topa të lehtë dhe kjo e bëri ndeshjen më intensive për ne. Do të kisha dashur më shumë dominim dhe më pak gabime”.

Ish-trajneri i PSG-së (2018-dhjetor 2020) pranoi se “ka pasur presion” gjatë këtij takimi ndaj ish-klubit të tij (2015-2017). “Kemi luajtur kundër një kundërshtari të mirë. Unë e kuptoj se jo gjithçka mund të ishte perfekte, vetëm me një stërvitje. Ka vend për përmirësim. Duhet të gjejmë ritmin në lojë”.

Tuchel gjithashtu pranoi, se ishte "shumë nervoz" pa e ditur vërtet pse. “Nuk e dija se ku ishin asistentët e mi në dhomat e zhveshjes dhe papritmas u gjenda në Allianz Arena ”, tha ai.

Pothuajse shtatë muaj, pasi u shkarkua nga Chelsea në shtator 2022, fituesi i Champions League 2021 zuri sërish vendin e tij në një stol stërvitor të shtunën. “Nuk ka vend më argëtues për të qenë në futboll sesa dhoma e zhveshjes apo terreni stërvitor. Është një dhuratë e madhe. Sigurisht, është një jetë më e mirë, sesa të kesh kohë të lirë”, përfundoi ai.

Tuchel do të rikthehet të martën në ‘Allianz Arena’, për çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë kundër Freiburgut, ndërkohë që përpara do të ketë të një muaji shumë të ngjeshur në prill.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll