Bota

Gjukanoviç dhe Milatoviç! Kush janë dy kandidatët të cilët synojnë postin e presidentit në Malit të Zi?

Rreth 540,000 njerëz kanë të drejtë të votojnë në Malin e Zi, një vend me 620,000 banorë që ndodhet në gadishullin Ballkanik dhe buzë detit Adriatik.

2 Prill 2023, 14:05 Nga A.B
Gjukanoviç dhe Milatoviç! Kush janë dy kandidatët
Dy kandidatet

MAL I ZI- Ditën e sotme, qytetarët malazez, iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Rezultati i zgjedhjeve ka të ngjarë të përcaktojë balancën e fuqisë në vendin ballkanik përpara zgjedhjeve parlamentar që pritet të mbahen në qershor, pas muajve të bllokimit pas rënies së qeverisë në gusht.

Rreth 540,000 njerëz kanë të drejtë të votojnë në Malin e Zi, një vend me 620,000 banorë që ndodhet në gadishullin Ballkanik dhe buzë detit Adriatik.

Gjukanoviç, 61 vjeç, ka dominuar Malin e Zi si president apo kryeministër për 33 vjet, që nga fillimi i kolapsit të Jugosllavisë federale tashmë të zhdukur. Ai udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006. Nën udhëheqjen e Gjukanoviçit dhe partisë së tij, Mali i Zi u bashkua me NATO-n, nisi procesin e negociatave për anëtarësimin në BE dhe u largua nga ndikimi i Rusisë.

Rivali i Gjukanoviqit është Jakov Milatoviç, 37 vjeç, një ish-ministër i ekonomisë, që është zotuar të frenojë korrupsionin, të përmirësojë standardet e jetesës dhe të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian dhe ish-republikën jugosllave Serbinë.

Gjukanoviç në raundin e parë fitoi 35.37 për qind të votave më 19 mars, ndërsa Milatoviç me 28.92 për qind, duke bërë të nevojshme një balotazh sepse asnjëri nuk fitoi një shumicë prej 50 për qind. Analistët kanë parashikuar një garë të ngushtë në balotazh./Dosja.al

zgjedhjet presidenciale ne mal te zi

Sondazh

Poll