Bota

GAFA- Biden ngatërron emrin e qytetit të shkatërruar nga tornadoja: 'Rolling Stones' do të rikthehet

Teksa i drejtohej të pranishmëve, Biden tha se gjendet në Rolling Stone, duke iu referuar kështu grupit rok legjendar në vend se të thoshte Rolling Fork.

2 Prill 2023, 10:53 Nga A.B
GAFA- Biden ngatërron emrin e qytetit të shkatërruar nga
Joe Biden

SHBA- Një tjetër gafë nga Joe Biden. Presidenti amerikan gabimisht e ngatërroi emrin e qytetit Rolling Fork në Mississippi që është goditur nga tornadoja shkatërruese. Ai ishte i pranishëm në këtë qytet, pasi u godit nga moti i keq, ku si pasojë humbën jetën të paktën 26 persona.

Teksa i drejtohej të pranishmëve, ai tha se gjendet në Rolling Stone, duke iu referuar kështu grupit rok legjendar në vend se të thoshte Rolling Fork.

Po bëjnë të pamundurën që të kenë vend për të fjetur, ushqim dhe do t’ju ndihmojë ta rindërtoni jetën në Rolling Stone. E gjitha kjo ndodhi me vullnetin e Zotit”, tha Biden, duke vijuar: Qyteti Rolling Stones do të rikthehet dhe do të jemi me ju në çdo hap'.

 

joe biden

Sondazh

Poll