Bota

"Kështu ndodh kur ndërron kostum"/ GAFA e kandidatit për president në Mal të Zi, harron ID, qeshin gazetarët

Pasi e kishte kuptuar se nuk e kishte me vete, Milatoviç është kthyer në shtëpi ndërsa bashkëshortja e priti para vendvotimit.

2 Prill 2023, 12:09 Nga A.B
"Kështu ndodh kur ndërron kostum"/ GAFA e kandidatit
Jakov Milatoviç

MAL I ZI- Kandidati për presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kishte shkuar në orët e para të mëngjesit për të votuar. Megjithatë ai duket se kishte harruar ta marrë me vete letërnjoftimin që të mund të votojë.

Pasi e kishte kuptuar se nuk e kishte me vete, Milatoviç është kthyer në shtëpi ndërsa bashkëshortja e priti para vendvotimit.

E me një dozë humori u tha gazetarëve se një gjë e tillë ndodhë, kur në momentet e fundit e ndërron kostumin. Kjo batutë e tij u përcoll me të qeshura nga të pranishmit dhe shumë gazetarëve që ishin prezent./Dosja.al

zgjedhje ne mal te zi

Sondazh

Poll