Bota

VIDEO- Turistët digjen për së gjalli në balonën në Meksikë, njëri kërcen nga 100 metra lartësi

Turistët filmuan momentin rrëqethës me telefona, ku shihet balona e djegur, kurse në fillim të videos shihet një person që kërcen nga shporta duke tentuar në atë mënyrë të shpëtojë.

2 Prill 2023, 13:30 Nga A.B
VIDEO- Turistët digjen për së gjalli në balonën në
Balona

MEKSIKË- Një balonë me ajër të nxehtë është përfshirë nga zjarri gjatë fluturimit mbi qytetin Teotivakan të Meksikës, e për fat të keq dy persona kanë humbur jetën. Në rrjetet socialë është shfaqur videoja, ku shihet balona e përfshirë nga zjarri dikur rreth 100 metra mbi tokë.

Turistët filmuan momentin rrëqethës me telefona, ku shihet balona e djegur, kurse në fillim të videos shihet një person që kërcen nga shporta duke tentuar në atë mënyrë të shpëtojë.

Tragjedia ndodhi në afërsi të piramidës së njohur të diellit. Balona u rrëzua shpejt, kurse zjarrfikësit dhe policia shkuan në vendin ku u rrëzua balona./Dosja.al

meksike

Sondazh

Poll