Bota

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Raportohen parregullistë e para, deri më tani votojnë 15 mijë qytetarë

Në Podgoricë, 30 metra larg qendrës së votimit, është një tabelë që reklamon kandidatin Jakov Milatoviç. Ligji e ndalon vendosjen e simboleve të partive politike.

2 Prill 2023, 10:19 Nga A.B
Zgjedhjet në Mal të Zi/ Raportohen parregullistë e para, deri
Vota

MAL I ZI- Deri më tani, 2.9 për qind e votuesve të regjistruar ose rreth 15.480 votues kanë hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale. Kjo është e njëjta pjesëmarrje si në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 19 mars.

Në veri të vendit, 6.1 për qind e votuesve kanë votuar deri në orën 9 të mëngjesit dhe 5.8 për qind e votuesve në raundin e parë. Në rajonin qendror votuan 7,9 për qind dhe në raundin e parë 8,3 për qind. Në jug votuan 5.7 për qind e votuesve dhe në raundin e parë votuan 5.6 për qind e votuesve.

Parregullsi:

-Në Podgoricë, 30 metra larg qendrës së votimit, është një tabelë që reklamon kandidatin Jakov Milatoviç. Ligji e ndalon vendosjen e simboleve të partive politike dhe materialeve tjera propagandistike, të cilat mund të ndikojnë në vendimin e votuesve në vendvotim dhe në 100 metra nga qendra e votimit.

-Një parregullsi tjetër është shënuar në Nikshiq kur një anëtar i komisionit të votimit ka shqiptuar me zë të lartë emrin dhe mbiemrin e votuesit.

-Qendra për Monitorim rikujtoi se në përputhje me nenin 69 të Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve (ZIOP), anëtari i Komisionit Zgjedhor që bën identifikimin e zgjedhësve, si dhe anëtarë të tjerë të Komisionit Zgjedhor, i ndalohet shpallja në çfarëdo forme, veçanërisht me zë të lartë, emri dhe mbiemri i zgjedhësit, si dhe numri rendor i tij në listën e zgjedhësve.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak. Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi kanë 542.154 qytetarë, që është numër i njëjtë i votuesve sikurse në raundin e parë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, 143,608, ndërkaq më së paku në Shavnik, 1.777 votues, që gjendet në veri të vendit. Fitues në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet./Dosja.al

zgjedhjet presidenciale ne mal te zi

Sondazh

Poll