Bota

Situata e tensionuar në veri, Vuçiç kapet keq me gazetarin serb: Çfarë prisni, që të hyj me tanke në Kosovë?

Vuçiç tha se marrëveshja për targat s’ka afate, ndërsa kujtoi çfarë ndodhi në vitet ‘90 kur Serbia u përfshi në një sërë luftërash rajonale.

2 Prill 2023, 13:58 Nga A.B
Situata e tensionuar në veri, Vuçiç kapet keq me gazetarin
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç është treguar i ashpër kur është pyetur nga gazetarët për çështjen e targave të veturave në veri të Republikës së Kosovës. Ai tha se marrëveshja për targat s’ka afate, ndërsa kujtoi çfarë ndodhi në vitet ‘90 kur Serbia u përfshi në një sërë luftërash rajonale.

Po ju kujtoj, dje më keni bërë të njëjtën pyetje në Novi Pazar, dhe unë nuk kam problem me këtë, e kam problem me realitetin në të cilin dikush diskriminon popullin serb dhe nuk u jep mundësinë serbëve të kenë për çfarë është rënë dakord. Dhe Peter Stano konfirmon  se marrëveshja për tabelat është e kufizuar në kohë dhe nuk ka afate. Çfarë prisni të bëj: të hyja me tanke dhe pastaj të thoshe – na ktheve në vitet ’90. Nëse luftoj përmes negociatave, atëherë – siç mund ta shihni, nuk mjafton”, ka thënë Vuçiç.

Situata në Veriun e Kosovës është tensionuar sërish me rikthimin e djegies së makinave që kanë ndryshuar targat me Republika e Kosovës./Dosja.al

aleksander vucic

Sondazh

Poll