Art&Argëtim

FOTOJA: Rezarta Shkurta në pritje të ëmbël? Këngëtarja: Po na vjen një bebe!

Me një dërrasë tek e cila ka shkuar "Ne po presim një bebe", këngëtarja ka zgjedhur që të mos japë detaje të tjera.

1 Prill 2023, 14:57 Nga k.m.
FOTOJA: Rezarta Shkurta në pritje të ëmbël?
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

TIRANË- Këngëtarja Rezarta Shkurta ka bërë një njoftim të rëndësishëm. Sot, në një mënyrë të veçantë, ajo ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël. Me një dërrasë tek e cila ka shkuar "Ne po presim një bebe", këngëtarja ka zgjedhur që të mos japë detaje të tjera.

FOTOJA: Rezarta Shkurta në pritje të ëmbël?

Prej 2021, ajo ka lidhur kurorë me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalin. Por çifti janë bashkë prej 19 vitesh dhe kanë një vajzë të quajtur Hera. Ermali i propozoi martesë Rezartës në Dubai më 2019, por pandemia i prishi planet për ceremoninë. Ndaj lidhja e kurorës u shty në vitin 2021, në një varkë.

Por mesa duket çifti ka vendosur që të zgjerojë familjen me një tjetër të vogël. Ndërkohë që Ermali është baba edhe i një djali, i pagëzuar me emrin Rei, nga martesa e tij e parë. 

rezarta shkurta ermal hoxha

Sondazh

Poll