Art&Argëtim

'Të çmendur' pas Robert Downey Jr., çamçakëzi i tij u shit në internet për 55,000 dollarë

Shitësi pretendon se çamçakëzi mund të testohet dhe ka ADN-në e yllit të Hollivudit. 

31 Mars 2023, 17:12 Nga k.m.
'Të çmendur' pas Robert Downey Jr.,
Robert Downey Jr.

SHBA- Me rolin e tij "Iron Man", Robert Downey Jr. ka fituar një audiencë të madhe, e cila është e aftë për gjithçka. Sipas mediave të huaja, një copë çamçakëz që Downey Jr dyshohet se e ka përtypur dhe vendosur në "yllin" e shokut dhe regjisorit të tij, Jonathan Collette Favreau në Walk of Fame, ka dalë në ankand në faqen e internetit.

Bën bujë oferta fillestare për blerjen, prej 55 mijë dollarësh.

Shitësi pretendon se çamçakëzi mund të testohet dhe ka ADN-në e yllit të Hollivudit. 

robert downey jr.

Sondazh

Poll