Art&Argëtim

Kërkoi rikthimin me të, pas fitores së ‘BBVK’ Stresi tregon raportet me Kejsin: Folëm kur dola…

Ai rrëfeu se ajo e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por nuk preferoi të jepte shumë detaje, duke thënë se është diçka private mes tyre.

1 Prill 2023, 12:11 Nga f.i
Kërkoi rikthimin me të, pas fitores së ‘BBVK’ Stresi
Kejsi dhe Stresi

TIRANË- Reperi Stresi gjatë intervistës së tij të parë pas fitores së ‘Big Brother Vip Kosova’, ka treguar për raportin që ka tani me ish-partneren e tij Kejsin.

I ftuar në “Ditë pas Dite” Stresi ka zbuluar se kanë komunikuar edhe privatisht pas fitores së tij. Ai rrëfeu se ajo e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por nuk preferoi të jepte shumë detaje, duke thënë se është diçka private mes tyre. Ndër të tjera Stresi foli edhe për arsyet se përse nuk zgjodhi të krijonte një romancë brenda shtëpisë së "BBBV" duke u shprehur se nuk kishte hyrë për të gjetur dashurinë dhe kishte mbajtur një pozicion të qartë që në fillim.

”Folëm kur dola, janë gjëra private mes nesh. Rëndësi ka të jetë mirë me shëndet, nuk kam çfarë flas”-u shpreh reperi.

Gjatë intervistës reperi tregoi se së shpejti do të vijë me dy këngë të forta, njëra prej të cilave është bashkëpunim dhe tjera solo. 

reperi stresi fituesi i bbvk stresi kejsi

Sondazh

Poll