Art&Argëtim

Njihuni me modelen më të vjetër të kopertinës së famshme 'Vogue', 106-vjeçarja 'mjeshtre' e tatuazheve

Kryeredaktori i Vogue në Filipine, Bea Valdes tha se stafi i botimit vendosi njëzëri që Whang-Od të dilte në kopertinë.

31 Mars 2023, 19:14 Nga A.B
Njihuni me modelen më të vjetër të kopertinës së
Apo Whang-Od

SHBA- 'Vogue' Philippines ka vendosur në kopertinë Whang-Od, artisten 106-vjeçare të tatuazheve, duke e bërë personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në revistë. Whang-Od e njohur gjithashtu si Maria Oggay, ka përsosur artin e tatuazheve me dorë që kur ishte adoleshente, duke mësuar nën udhëzimet e babait të saj, raporton CNN.

Me banim në fshatin malor të Buscalan, rreth 15 orë në veri të Manilës, ajo konsiderohet mambabatok-ja më e vjetër në vend. Vizitorët ndërkombëtarë që kërkojnë dizajnet e saj gjeometrike të nënshkrimit përbëjnë pjesën më të madhe të klientelës së saj.

Njihuni me modelen më të vjetër të kopertinës së

“E shpallur si mambabatok i fundit i gjeneratës së saj, ajo ka ngulitur simbolet e fisit Kalinga – që nënkuptojnë forcën, guximin dhe bukurinë – në lëkurën e mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazhin në Buscalan”- tha Vogue Filipine në një postim në mediat sociale.

“Tradita do të vazhdojë për aq kohë sa njerëzit vazhdojnë të vijnë për të bërë tatuazhe. Për sa kohë që mund të shoh mirë, do të vazhdoj të bëj tatuazhe. Do të ndaloj sapo shikimi im të turbullohet”, tha Whang Od.

Kryeredaktori i Vogue në Filipine, Bea Valdes tha se stafi i botimit vendosi njëzëri që Whang-Od të dilte në kopertinë.

Ne ndjemë se ajo përfaqësonte idealet tona për atë që është e bukur në kulturën tonë filipinase. Ne besojmë se koncepti i bukurisë duhet të evoluojë dhe të përfshijë fytyra dhe forma të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse. Ajo për të cilën shpresojmë të flasim është bukuria e njerëzimit,” tha Valdes.

apo whang-od vogue

Sondazh

Poll