Art&Argëtim

'Ata që e shohin tani, mendojnë se është fyese'/ Aniston bën deklaratën e pazakontë për 'Friends': E bukura e komedisë është se ne tallemi me veten

Ajo tha se brezat e sotëm i konsiderojnë si fyese episodet e 'Friends', ndërsa argumentoi se ajo çka është e veçantë tek roli i një komediani është se ai duhet të bëjë autoironi dhe të 'tallet' me veten.

31 Mars 2023, 21:47 Nga a.l
'Ata që e shohin tani, mendojnë se është fyese'/
Jennifer Aniston

SHBA- Aktorja e njohur Jennifer Aniston e njohur për rolin e saj në serialin 'Friends', një nga më të shikuarit në vitet '90, është rikthyer pas në kohë teksa komenton mënyrën sesi shihet sot ky serial nga brezat e rinj.Kjo temë, u hap kur aktorja po promovonte filmin e saj të ri të Netflix “Murder Mystery 2”, me aktorin Adam Sandler. Ajo tha se brezat e sotëm i konsiderojnë si fyese episodet e 'Friends', ndërsa argumentoi se ajo çka është e veçantë tek roli i një komediani është se ai duhet të bëjë autoironi dhe të 'tallet' me veten

Komedia ka evoluar, filmat kanë evoluar”, tha Aniston në Paris, ku po zhvillohet filmi. 

Tani është pak e ndërlikuar sepse duhet të jesh shumë e kujdesshme, gjë që e bën vërtet të vështirë për humoristët, sepse bukuria e komedisë është se ne tallemi me veten, tallemi me jetën”, tha Aniston. 

Ajo preku gjithashtu se sa shumë ka ndryshuar kultura që nga debutimi i “Friends” në vitin 1994.

Ka një brez të ndryshëm njerëzish, fëmijë, të cilët tani nëse i shikojnë episodet e “Friends” i konsiderojnë ato fyese. Kishte gjëra që nuk ishin kurrë të qëllimshme por duhen menduar mirë. Nuk mendoj se kishte një ndjeshmëri si tani", tha ajo. 

Nuk dihet edhe nëse kolegët e tjerë të Aniston ndajnë të njëjtin mendim me të.

jennifer aniston

Sondazh

Poll