Art&Argëtim

U nda Britney Spears? Ylli i popit me pushime me menaxherin e saj - Sam Asghari se ka më unazën e martesës

Sam Asghari shihet duke nxjerrë çelësat e makinës nga xhepi, duke zbuluar gishtin pa unazë.

31 Mars 2023, 17:08 Nga k.m.
U nda Britney Spears? Ylli i popit me pushime me menaxherin e saj - Sam Asghari
Britney Spears, Cade Hudson dhe Sam Asghari

SHBA- Burri i Britney Spears u pikas pa unazën e tij të martesës, duke nxitur edhe më shumë thashethemet për një ndarje të mundshme të martesës së tyre. Në fotot e publikuara nga DailyMail, Sam Asghari shihet duke nxjerrë çelësat e makinës nga xhepi, duke zbuluar gishtin pa unazë.

U nda Britney Spears? Ylli i popit me pushime me menaxherin e saj - Sam Asghari
Sam Asghari

Ndërkohë, ylli i popit 41-vjeçar është me pushime me menaxherin e saj, Cade Hudson dhe ka ndarë foto nga udhëtimi i saj në Instagram. Dasma e çiftit ka qenë mjaft në fokus të mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale.

Spears dhe Asghari u martuan në qershor 2022 në një ceremoni përrallash në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni, ku morën pjesë të famshëm të Hollivudit si Madonna dhe Selena Gomez. Dasma erdhi 15 vjet pas divorcit të saj nga Kevin Federline, me të cilin ka dy djem.

Marrëdhënia e saj me familjen, fëmijët dhe ish-in e saj nuk është e mirë, me mosmarrëveshje të ndryshme ligjore për kujdestarinë e saj, pronën, por edhe për kohën që kalon me fëmijët e saj, duke u bërë temë diskutimi në media.

sam asghari britney spears cade hudson

Sondazh

Poll