Bota

Drama për gruan e Will Smith, qan për 45 ditë rresht!

25 Shtator 2019, 19:07 Nga DOSJA
Drama për gruan e Will Smith, qan për 45 ditë rresht!

SHBA- Jada Pinkett Smith, aktorja komediane e njohur, në të njëjtën kohë edhe gruaja e aktorit Hollivudian Will Smith, ka dhënë një deklaratë shokuese pak kohë më parë, teksa ishte e ftuar në një emision të famshëm në Amerikë.

Aktorja 50 vjeçare tha gjatë shfaqjes live, se ajo kishte kaluar një periudhë të çuditshme dhe të trishtë, ku kishte qarë për 45 ditë rrjesht.

Jada u shpreh se ajo qante sapo hapte sytë në mëngjes, dhe më pas qante sërisht kur shtrihej për të fjetur në darkë.

E pyetur nëse Will Smith ishte shkaktari për lotët e saj, Jada u shpreh se ai nuk kishte aspak të bënte me këtë, dhe se ata do të qëndronin gjithmonë bashkë çfarë do që të ndodhte.

Aktorja tha se arsyet e depresionit të saj, ishin pakënaqësitë që ajo kishte për jetën e saj, ndihej sikur jeta e saj nuk kishte më një domethënie, sikur asgjë s’po i ecte mirë, dhe sikur motivimi i saj kishte humbur.

Falë terapisë dhe dashurisë pa kushte të familjes së saj, Jada është rihabilituar nga depresioni, dhe sot çifti është më i lumtur se kurrë.

Burimi: USA Today 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota depresioni gruaja e will smith jada pinkett smith will smith depresioni gruaja e will smith jada pinkett smith will smith

Sondazh

Poll

Bota 25 Shtator 2019, 15:49

Berluskoni nën hetim për masakrat e 1992-1993

Palermo – Sot në mëngjes, në gjykatën e akreditimeve të apelit në Palermo, është depozituar kërkesa zyrtare për hetimin e Silvio Berluskonit, në lidhje me masak...