Art&Argëtim

Tom Brady bashkë me Reese Witherspoon: Ata u ndanë me bashkëshortët e tyre dhe... gjetën njëri-tjetrin?

31 Mars 2023, 17:05 Nga k.m.
Tom Brady bashkë me Reese Witherspoon: Ata u ndanë me
Tom Brady dhe Reese Witherspoon

SHBA- Disa muaj pas ndarjes së tij nga Gisele, po raportohet se Tom Brady po takohet me aktoren Reese Witherspoon gjithashtu të sapo divorcuar. Një artikull i Marca flet për një romancë të re mes yllit të NFL dhe aktores hollivudiane, vetëm pak ditë pasi kjo e fundit njoftoi divorcin nga Jim Tot.

Megjithatë, asnjëra palë nuk i ka mohuar apo konfirmuar thashethemet. Witherspoon dhe Toth u fejuan në dhjetor 2010 dhe u martuan disa muaj më vonë në një fermë në Kaliforni. Çifti ka një fëmijë, ndërsa aktorja ka dy fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme me Ryan Phillippe.

Në fund të vitit 2022, Tom Brady dhe Gisele Bundchen konfirmuan thashethemet që donin t'i jepnin fund martesës së tyre 13-vjeçare. Ndërsa shumica e fajit i është hedhur vendimit të Tomit për mos t'u tërhequr nga futbolli.

tom brady reese witherspoon

Sondazh

Poll