Bota

Presidenti brazilian takim me homologun e tij kinez më 14 prill, pritet nënshkrimi i 20 marrëveshjeve

Presidenti 77-vjeçar brazilian do të niset për në Kinë më 11 prill.

1 Prill 2023, 10:10 Nga f.i
Presidenti brazilian takim me homologun e tij kinez më 14 prill, pritet
Luiz Inacio Lula da Silva

BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva do të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping të premten më 14 prill në Pekin. Mediat e huaja shkruajnë se qëllimi i udhëtimit është përmirësimi i marrëdhënieve midis Brazilit dhe Pekini,t pas kthimit të presidentit Lula në pushtet. Por ai pritet edhe të kërkojë investime të reja kineze në ekonomi.

Presidenti 77-vjeçar brazilian do të niset për në Kinë më 11 prill. Ai pritet t’i përmbahet planit të tij origjinal, i cili përfshin nënshkrimin e rreth 20 marrëveshjeve dypalëshe me presidentin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Më pas, si pjesë e vizitës së tij zyrtare, presidenti brazilian do të zhvillojë bisedime me homologun kinez të Xi, Kryeministrin Li Chiang dhe gjithashtu është ftuar në selinë e parlamentit.

Vizita vjen dy muaj pasi Lula u takua me homologun e tij amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, pasi administrata e tij mori përsipër të kishte marrëdhënie të balancuara me dy partnerët më të mëdhenj tregtarë të Brazilit, pavarësisht tensioneve mes tyre.

xi jinping luiz inacio lula da silva

Sondazh

Poll