Bota

Komentet e Gary Lineker për politikat anti-emigracion, reagon burri i Suella Braverman: Humba familjen në Holokaust, më duket e neveritshme

Si një hebre, ai vendosi që të fliste, duke u shprehur se ishte i indinjuar dhe i neveritur nga moderatori i "Match of the day".

1 Prill 2023, 08:57 Nga k.m.
Komentet e Gary Lineker për politikat anti-emigracion, reagon burri i
Suella, Rael Braverman dhe Gary Lineker

BRITANI E MADHE- Ai kurrë nuk ka dhënë një intervistë më parë, por burri i Sekretares së Brendshme Suella Braverman ka vendosur që të thyejë heshtjen. Rael Braverman tha se ishte i indinjuar me fjalët e ish-futbollistit Gary Lineker që krahasoi politikën e gruas së tij dhe holokaustin. Si një hebre, ai vendosi që të fliste, duke u shprehur se ishte i indinjuar dhe i neveritur nga moderatori i "Match of the day".

“Gjithmonë jam përpjekur të qëndroj jashtë saj politikës së gruas time, por këtë herë është personale. Ka pasur montazhe të Suellës që qëndron jashtë kampeve të përqendrimit, jashtë Aushvicit. Epo, unë jam hebre. Kam humbur anëtarët e familjes në ato kampe përqendrimi. Më duket fyese. Komentet e Lineker? Isha i neveritur. Personalisht, mendoj se bërja e krahasimeve midis politikanëve tanë dhe vendit tonë dhe Gjermanisë naziste është gjetje dembele. Nuk mendoj se është rastësi që memet dhe sharjet naziste u shfaqën pas tweetit të Lineker. Të paktën nuk kisha parë asnjë më parë. Është mungesë respekti për të mbijetuarit e Holokaustit dhe për ata që humbën anëtarët e familjes në kampet e përqendrimit - dhe kjo përfshin familjen time,"-është shprehur ai për Dailymail. Por megjithatë u shpreh i hapur për një "çaj" me moderatorin.

Çfarë ka ndodhur? 

Lineker krahasoi planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste, shkelte rregullat e paanësisë. Ai e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore ndaj njerëzve më të cënueshëm dhe të vënë në praktikë me një gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komente. 

suella braverman rael braverman gary lineker

Sondazh

Poll