Bota

Po udhëtonte me Gordon Ramsey dhe Fred Syriech/ Kuzhineri i famshëm u arrestua...kishte marrë kanabis nga Spanja

Tre shefat e kuzhinës kishin shkuar në Spanjë për të filmuar një projekt.

1 Prill 2023, 09:26 Nga k.m.
Po udhëtonte me Gordon Ramsey dhe Fred Syriech/ Kuzhineri i famshëm u
Gino D'Acambo

BRITANI E MADHE- Kuzhinieri i famshëm Gino D'Acambo u arrestua me kanabis në aeroportin Farnborough në Hampshire. Sipas raportimeve, qentë e anti-drogës zbuluan një dozë të substancës së ndaluar në çantat e tij pas mbërritjes së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Në momentin e arrestimit, ai ishte i shoqëruar nga kolegët e tij të famshëm kuzhinierë Gordon Ramsay dhe Fred Syriech. Tre shefat e kuzhinës kishin shkuar në Spanjë për të filmuar një projekt.

D'Acabo, Ramsey dhe Sirievich udhëtuan me avionin privat të këtij të fundit, ndërsa kur u ulën, qentë e rrethuan papritur italianin dhe pas një kontrolli, në çantat e tij u gjet një kuti e vogël me kanabis. Sipas The Sun, shefi i kuzhinës thirri dy kolegët e tij për t'u shpjeguar se ai po përdorte kanabis për të ndihmuar me një problem të shpinës. Më në fund ai u la i lirë nga Policia.

Incidenti me sa duket i ka lënë Ramsey dhe Siriec të acaruar, veçanërisht pasi i pari ka shprehur më parë kundërshtimin e tij publik ndaj drogës. Kjo nuk është hera e parë që italiani bëhet kryefjalë për përdorimin e drogës. Gjatë udhëtimit të tij në vitin 2020, ai dhe Sirievich konsumuan çaj kanabisi në San Francisko, ku kanabisi është i ligjshëm.

gino d\'acambo

Sondazh

Poll