Bota

Trump nuk do të paraqitet para Gjykatës me pranga – angazhohet FBI dhe NYPD për sigurinë

Akuzat nuk janë ende publike dhe një avokat i Trump është shprehur se ende nuk e ka lexuar aktakuzën.

1 Prill 2023, 09:59 Nga k.m.
Trump nuk do të paraqitet para Gjykatës me pranga – angazhohet
Foto ilustruese

SHBA- Seanca gjyqësore e Donald Trump është caktuar për të martën pasdite. Ish-presidenti pritet të fluturojë nga Florida me avionin e tij privat dhe të dorëzohet te agjentët federalë. Kjo pasi një juri e madhe ka paditur Trump se i ka dhënë 130,000 dollarë, yllit të filmave porno, Stormy Daniels. Akuzat nuk janë ende publike dhe një avokat i Trump është shprehur se ende nuk e ka lexuar aktakuzën.

Por Trump nuk do të prangoset, pasi ato përdoren vetëm për të dyshuarit që mendohet se rrezikojnë arratisjen. Siguria për mbërritjen e Trump do koordinohet nga FBI, NYPD, Shërbimi Sekret dhe oficerët e gjykatës së Nju Jorkut.

Burimet i thonë CBS se ata po përgatiten për skenarë të mundshëm që përfshijnë sulme kundër Trump, prokurorëve, anëtarëve të jurisë ose publikut. Trump, 76 vjeç, mohon akuzat, ndërsa të premten, Trump filloi të sulmonte gjyqtarin e caktuar për çështjen e tij, si një përpjekje për të minuar besueshmërinë e hetimit.

Në vitin 2016, ylli i filmit për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi me mediat duke i ofruar shitjen e rrëfimit të saj lidhur me marrëdhënien jashtëmartesore që kishte me Trump në vitin 2006 - një vit pasi ai u martua me gruan e tij aktuale, Melania. Por kur ekipi i zotit Trump e mori vesh këtë, avokati i tij, Michael Cohen, i pagoi 130,000 dollarë Daniels për të heshtur. Kjo nuk është e paligjshme.

Megjithatë, kur Trump rimbursoi Cohen, të dhënat i nënshkroi si tarifat ligjore. Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat e biznesit, që është një kundërvajtje - një vepër penale - në Nju Jork. Presidenti Joe Biden nuk pranoi të komentonte lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj paraardhësit të tij, pavarësisht se kishte presion mbi këtë çështje nga gazetarët.

Ndërkohë, në kanalet e mediave sociale të lidhura me ekstremistët dhe teoricienët e konspiracionit, njerëzit kërkuan një shpjegim pas akuzës së ish-presidentit Donald J. Trump. Disa e quanin atë viktimë të një gjuetie shtrigash demokrate për të shtypur ndikimin e tij dhe të tjerë e përshkruan atë si një 'mjeshtër i madh' që luan shah politik për të rimarrë presidencën.

Në vitet që kaluan, lëvizja politike e Trump ka përjetuar humbje të shumta elektorale. Disa mbështetës u burgosën pas sulmit në Kapitol. Peizazhi i mediave sociale ka ndryshuar dhe shtrirja dixhitale e Trump mbetet e kufizuar në rrjetin që ai ka krijuar vetë Truth Social./BBC

donald trump

Sondazh

Poll