Aktualitet

Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, shuhet familja me 3 anëtarë dhe i riu që u përpoq t’i shpëtojë

3 Shkurt 2019, 18:54 Nga DOSJA
Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, shuhet familja me 3 anëtarë

Një familje prej  tre anëtarësh nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica u mbytën sot në liqenin e Shkodrës, kur stuhia përmbysi varkën në të cilën ata ndodheshin.

Lajmi është bërë i ditur nga, Radojica Rašović një tjetër person, i cili ishte në të njëjtën varkë me viktimat, raporton Vijesti. Sipas dëshmitarit të ngjarjes fatale, janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre, dhe një djalë i cili u përpoq t’i shpëtonte ata.

Mësohet se varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastrin Vranjina, por të tjerët arritën që të dalën me not në breg, duke shpëtuar. Ndërsa, Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviç, konfirmoi për të njëjtën media, pa dhënë detaje të mëtejshme, se trupi i një të mbyturi është gjendur.

Ndërkohë, Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punohet për gjetjen e 3 trupave.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet liqeni i shkodres mbytet varka te vdekur liqeni i shkodres mbytet varka te vdekur

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2019, 13:46

O katran, ti Mark-Markëve iu merr të keqen

O Katran! Kërcënon studentët ‘do humbni vitin, do humbni bursat’, i ndërsen studentet ‘mos rrini si pula’. Studentët, nga ana tjetër, thonë para kamerave ‘8 pik...