Aktualitet

Shkelje me tenderat kur drejtonte KQZ-në, gazetari Flamur Vezaj: Denar Biba nën hetim nga prokuroria

3 Shkurt 2019, 17:11 Nga DOSJA
Shkelje me tenderat kur drejtonte KQZ-në, gazetari Flamur Vezaj: Denar Biba

Gazetari i kronikës Flamur Vezaj ka bërë me dije se ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për shkelje me tenderat në kohën kur drejtonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Vezaj shkruan se vetëm në 4 procedura tenderimi dyshohet se sipas tij me firmën e Bibës, shtetit i është shkaktuar një dëm prej 160 milion lekësh.

“Denar Biba dhe “treni” i ndaluar ne prokurori! ### Ish-Kryetarit te KQZ-se Denar Biba, kete radh treni i eshte ndaluar ne stacionin e prokurorise! Po po, te prokuroria e Tiranes e cila po verifikon procedurat e 20 tenderave qe dyshohet se i kane shkaktuar shtetit nje dem te konsiderueshem financiar! Sipas auditimit, vetem ne 4 procedura tenderimi dyshohet se me firmen e Bibes shtetit i eshte shkaktuar nje dem prej 160 milion leke!

Ku vetem ne tenderin e fleteve te votimit, KLSH-ja thote se shtetit i eshte shkaktuar nje dem prej 120 milione leke! Ja pra Ky material voluminoz i firmosur nga Kontrolli i Larte i Shtetit tashme ndodhet ne duart e prokurorise ae ne muajin nentor te vitit te kaluar! Ne kete materiale kallezuese, behet fjale per 12 procedura tenderimi gjate vitit 2016 dhe 8 te tjera ne vitin 2017 qe mbajne firmen e “negociatorit profesioniste” Denar Biba, thene ndryshe “ushtarit te besuar” te Sekretarit te Pergjithshem te Kryeministreise!

Por perderisa nuk kemi nje vendimmarrje nga prokuroria, kjo mbetet ne fazen e dyshimeve qe Biba ka abuzuar me pushtetin duke paracaktuar dhe favorizuar kompani te ndryshme ne tenderat per materiale zgjedhore! Tashme nuk dihet se sa kohe i duhet prokurorise se Tiranes, qe te zbardh te gjithe shkeljet e kryera nga Biba dhe ish-vartesit e tij ne procedurat e tenderimeve ne formen “Negocim pa Shpallje”! Por ajo qe çudit ne kete rast eshte standarti i KLSH-se qe fsheh kallezimin dhe raportin final te auditimit!

Ne rastin e “negociatorit Biba” sic duket edhe drejtuesit te KLSH-se i ka “ardhur treni te dera” cka e ka favorizuar ish-kryetarin e KQZ-se,duke mos ia bere publike raportin e shkeljeve e hiç me pak materialin kallezues te dorezuar ne Prokurori! Pra ne habitemi qe prokuroria nuk ka hetuar hajdutet e votave ne Durres, Diber e gjetke dhe harrojme se duhet hetuar edhe “hajdutet” e institucionit qe kane per detyre organizimin dhe numerimin e votave ne Shqiperi! #Hetoni_mos_e_favorizoni_Biben_se_do_i_ik_treni#,”- përfundon gazetari.

Flamur Vezaj është një nga gazetarët e kronikës me origjinë nga Zhuri i Kosovës, që ka punuar për më shumë se 15 vite në Shqipëri. Në muajin korrik të vitit 2017, Vezaj u largua drejt Amerikës duke braktisur gjithashtu edhe profesionin e gazetarit.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet deme financiare denar biba flamur vezaj kqz prokuroria e tiranes shkelje me tenderat deme financiare denar biba flamur vezaj kqz prokuroria e tiranes shkelje me tenderat

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2019, 13:46

O katran, ti Mark-Markëve iu merr të keqen

O Katran! Kërcënon studentët ‘do humbni vitin, do humbni bursat’, i ndërsen studentet ‘mos rrini si pula’. Studentët, nga ana tjetër, thonë para kamerave ‘8 pik...