Aktualitet

Moti i keq/ Shtyhet nisja e tragetit nga porti i Vlorës dhe Durrësit, era e fortë rrëzon pemët në Pyllin e Sodës

3 Shkurt 2019, 10:58 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Era e fortë ka sjellë probleme mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë dhe në Durrës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga moti i keq janë rrëzuar pemë në Pyllin e Sodës si edhe është dëmtuar fideri “Vlora 1” duke rrëzuar shtylla. Probleme me qarkullimin ka edhe në fshatrat Zvërnec dhe Nartë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trageti nga Vlora nuk do të niset as sot, por nesër do të vijojë lundrimin normalisht pas pezullimit dy ditor.

Ndërkohë që edhe në Portin e Durrësit nuk janë nisur tragetet për shkak të erës së fortë. Burimet saktësojnë se tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e djeshme nuk janë nisur as mëngjesin e sotëm drejt Barit.

Po e njëjta situatë është edhe në Bari, ku tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e djeshme për në Shqipëri janë nisur mëngjesin e sotëm, dhe kanë mbërritur në Durrës rreth orës 16:00.

Shkak për këtë është forca e madhe e detit, që ka arritur në 7-8 ballë Boufort në det të hapur.

Situata vazhdon të jetë ende në disfavor të lëvizjes në det, dhe po monitorohet nga autoritetet portuale.

Për shkak të motit, nuk janë lejuar të dalin për peshkim dhe aktivitet lundrimor as anijet e tonazhit të mesëm apo edhe ato të peshkimit.

(f.g/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq narte nderprerje energjie elektrike nisja e trageteve porti i durresit pylli i sodes zvernec moti i keq narte nderprerje energjie elektrike nisja e trageteve porti i durresit pylli i sodes zvernec

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2019, 13:46

O katran, ti Mark-Markëve iu merr të keqen

O Katran! Kërcënon studentët ‘do humbni vitin, do humbni bursat’, i ndërsen studentet ‘mos rrini si pula’. Studentët, nga ana tjetër, thonë para kamerave ‘8 pik...