Aktualitet

Përdhunimi në grup i 13-vjeçares në Kavajë, Berisha denoncon me emra autoritetet lokale: E dinin për krimin

3 Shkurt 2019, 17:54 Nga DOSJA
Përdhunimi në grup i 13-vjeçares në Kavajë, Berisha

Ish-Kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e përdhunimit të 13-vjeçares në shkollën “Rilindja” në Kavajë. Me anë të një statusi në facebook, Berisha shkruan se e dinin të gjithë drejtorët e autoriteteve lokale për krimin e ndodhur duke filluar që nga drejtoresha e shkollës, prokurori, drejtoresha e arsimit, por kanë heshtur.

Ish-kryeministri vijon më tej duke rikujtuar rastin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i cili sipas tij rezultonte i dënuar për përdhunim. Berisha thekson se ‘në shtetin e përdhunuesve, përdhunimi nuk është krim.’

Shtet i perdhunuesve te Kakistokracise!

Miq, rreth 2 muaj me pare nje nxenese perdhunohet kolektivisht nga 8 apo dhe 16 nxenes dhe jo nxenes te shkolles “Rilindja” Kavaje. Krimin e dinin te gjithe por nuk flisnin sepse shteti ishte i perdhunuesve.

Prinderit e vajzes denoncuan krimin e shemtuar ne polici, por me kot.
Drejtori i policise apo narkokomisari i Kavajes dhe narko policia heshti. Ata qendruan ne anen e perdhunuesve. Perdhunuesit jane tanet!
Sherbimi i inteligjences se policise e mori vesh dhe raportoi por eproret ishin ne anen e perdhunuesve.

Sherbimi informativ Kavaje e mori vesh dhe informoi qendren, eproret e tij informuan ministrat e arsimit dhe rendit si dhe kryeministrin por perseri keta qendronin ne anen e perdhunuesve. Vae Victis, Mjere Viktima!

Drejtoresha e shkolles Deje Qarri heshti sepse edhe ajo ishte ne anen e perdhunuesve.
Vellai i saj Ed Qarri, prokuror heshti sepse ishte ne anen e perdhunuesve.
Drejtoresha e arsimit Sonila Peza heshti dhe fshehu krimin se perdhunuesit jane tanet, pra ishte ne anen e perdhunuesve.

Miq, jo te gjithe keta jane vet perdhunues apo te perdhunuar por per te gjithe keta, sojin e tyre te peshtire, ne shtetin e perdhunuesve, perdhunimi nuk eshte krim. Per sojin e tyre te felliqur femija, nderi, morali njerezor nuk ekziston.
A nuk ishte ish kreu i bashkise se tyre Rroshi me pese emra i denuar per perdhunim?
A nuk ishte krye krye kreu i tyre Edvini qe mbronte me krenari kryetarin e tyre te bashkise perdhunues?

Pra ne shtetin e perdhunuesve perdhunimi nuk eshte krim dhe kjo quhet kakistokraci apo regjimi me i keq mbi toke. Sb,”- shkruan ish-kryeministri në statusin e tij.

Ndërkohë ditën e sotme Gjykata e Kavajës ka vendosur masën “arrest me burg” për 7 adoleshentët, të cilët morën pjesë në përdhunimin në grup të adoleshentes. Ngjarja u fsheh nga Policia e Shtetit, por u bë publike pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetin e tij social, Facebook.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet deje qorri ed qarri kavaje perdhunim ne grup perdhunimi i 13 vjecares sali berisha shkolla rilindja sonila peza deje qorri ed qarri kavaje perdhunim ne grup perdhunimi i 13 vjecares sali berisha shkolla rilindja sonila peza

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2019, 13:46

O katran, ti Mark-Markëve iu merr të keqen

O Katran! Kërcënon studentët ‘do humbni vitin, do humbni bursat’, i ndërsen studentet ‘mos rrini si pula’. Studentët, nga ana tjetër, thonë para kamerave ‘8 pik...