Art&Argëtim

“Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo, në datat 1-2-3 prill do të jetë në teatrin “Petro Marko”, Vlorë

Komedia "Një dasmë e hatashme" me Julian Dedën, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha, në datat 1-2-3 prill do të jetë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë

31 Mars 2023, 13:00 Nga f.i
“Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo,
Julian Deda

TIRANË- Komedia "Një dasmë e hatashme" me Julian Dedën, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha, në datat 1-2-3 prill do të jetë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. I ftuari kryesor i dasmës është Kiço Londo.

Një komedi tipike britanike që përfshin një numër të  pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e  hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë. Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të  përdorin shërbyesen e dhomave.  Situata  bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët.Gjithçka funksionon në fund por jo pa dhimbje.

julian deda fatma haxhialiu marjana kondi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Mars 2023, 20:55 k.m.

Fejohet Lana Del Rey!

Lana Del Rey SHBA- Lana Del Rey, kantautorja e njohur, thuhet se është fejuar me muzikantin Evan Winicker. Çifti ka disa muaj që jan&...