Aktualitet

Gjykata e Lartë thirrje juristëve për vendin e Zaganjorit, zgjidhet Medi Bici për të mbrojtur gjyqtarët

26 Shtator 2019, 10:18 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë thirrje juristëve për vendin e Zaganjorit,

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të KLGJ-së edhe njëherë iu bë thirrje juristëve që  kandidojnë për vendin e lirë në Gjykatën e Lartë pas shkarkimit të kryetarit Xhezair Zaganjori nga Kolegji i Posaçëm i Apelit të Vettingut.

Një vendim tjetër që u mor ditën e sotme ishte caktimi i Medi Bicit, kryetar të Komisionit të Mbrojtjes së Gjyqtarëve, me mandat 2-vjeçar.

Këshilli i Lartë Gjyqësor është një nga institucionet e reja të Reformës në Drejtësi, që ka për detyrë të plotësojë edhe vendet bosh në gjykata. Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër  Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi veprimtarinë e deritanishme të KLGJ-së për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, ku kritikonte rekomandimet e misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V” per të tejkaluar fazën emergjente. Nga ana tjetër kryetarja e KLGJ-së ka deklaruar se Gjykata e Lartë do të japë vendimet e para brenda shtator.  Jashtë funksionit është edhe Gjykata Kushtetuese. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet medi bici vend vakant në gjykatën e lartë medi bici vend vakant në gjykatën e lartë

Sondazh

Poll