Aktualitet

‘Nami’ me vjedhjet në Fier/ Banorët e revoltuar paralajmërojnë: Shteti s’ndërhyn, do ketë gjakderdhje

26 Shtator 2019, 10:01 Nga DOSJA
‘Nami’ me vjedhjet në Fier/ Banorët e revoltuar

FIER-Mbi 250 banesa janë grabitur në zonën e Patosit që prej muajit Maj, duke u shndërruar në një shqetësim mjaft serioz për qytetarët.

Vjedhjet më të mëdha janë shënuar në fshatin Belina, ku banorët shprehen se janë të detyruar që të bëjnë roje gjithë natën, pasi ruajnë shtëpitë dhe gjënë e gjallë.

Një prej banorëve duke folur për “Fax News” tha se pavarësisht denoncimeve të herëpashershme që kanë bërë në polici, vjedhjet vazhdojnë, duke bërë që ata të qëndrojnë roje gjatë orëve të natës për të ruajtur shtëpitë nga hajdutët.

Vetëm mua më kanë vjedhur disa herë, lopën dhe pompën e ujit, kemi vajtur kudo edhe në prefekturë dhe nuk na kanë dhënë përgjigje. Dëmi që më është bërë vetëm mua ka qenë 3 milionë lekë të vjetra. Do na duhet tashmë që të bëjmë vetëgjyqësi, o të ndërhyjë shteti, o këtu do të ketë gjakderdhje”, u shpreh qytetari.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier vjedhjet ne fier fier vjedhjet ne fier

Sondazh

Poll